Kristjan Asllani ka arritur të fitojë një fanelë titullari te skuadra e Interit, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që është një protagonist absolut me zikaltërit në Serie A. Lojtari kuqezi ka ndihmuar italianët në ndeshjet e fundit me gola dhe asiste duke fituar kështu jo vetëm besimin e Simone Inzaghit por edhe të tifozëve zikaltër.
Për të sot është një ditë e veçantë. Talenti i kombëtares feston 22-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë urimet janë të shumta dhe nuk kishte si të mundonte ai i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ,FSHF-ja i uron ditëlindjen mesfushorit dhe sa më shumë suksese në karrierë me fanelën e kombëtares.
“ Sot i urojmë ditëlindjen mesfushorit të talentuar të Kombëtares ❤️, Kristjan Asllanit. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë!
Gëzuar ditëlindjen Kristjan! “, thuhet në postimin e FSHF-së.