
Juventus do të përballet sot në orën 15:00 me Bolonjën, një sfidë interesante dhe mjaft e rëndësishme për "Zonjën e Vjetër", e cila sot do synojë me çdo çmim rezultatin pozitiv për të vazhduar me endrrën se titulli edhe këtë vit do mbetet në shtëpi.
Të gjithë e dinë se Bolonja gjithmonë u ka prishur punë kampionëve duke u marrë në rastin më të mirë barazimin dhe penalizuar këtë të fundit. Sot është dita e së vërtetës për faktin se, nëse Juventus fiton, është në garë të fortë për titullin e 7-të. Një dhuratë i është bërë ditën e djeshme nga Interi, që mbante vendin e parë, por Udinese ka prishur festën për ziklatrit duke i mundur 3-1.
Poll