Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Juventusi nuk është gati për të fituar Scudetton", Luigi Di Biagio: Lukaku i fortë, por jo sulmues i madh

Shkruar nga NEWSPORT
"Juventusi nuk është gati për të fituar

Në një intervistë të dhënë së fundmi për TvPlay, ish-trajneri i Dinamos në Superiore, Luigi Di Biagio ka prekur tema të shumta përsa i përket kampionatit italian. Ai u ndal te ndeshja Roma-Inter e cila përfundoi me fitoren 2-4 të zikaltërve, por tekniku italian është shprehur që si një ish-futbollist i të dy ekipeve do të dëshironte që ndeshja të përfundonte në barazim. Por Di Biagio gjithashtu vlerëson De Rossin duke u shprehur se ai ka bërë një punë të mirë në pankinën e Romës deri më tani.

“Zemra ime ndahet në dysh kur luajnë Interi dhe Roma, ndaj do të isha i kënaqur me një barazim. De Rossi ka bërë një punë të mirë dhe në pjesën e parë e menaxhoi mirë ndeshjen, por ato dy gola të shënuar nga Roma, shkundën Interin, që duhet thënë se tashmë është një skuadër e madhe. Zikaltrit janë të aftë të bëjnë ç’të duan, kur vendosin të shtyjnë veten në maksimum, pasi kanë fituar siguri dhe vetbesim”, është shprehur ish-trajneri i Dinamos.

Pikërisht për ndeshjen Roma-Inter, italiani foli edhe për Romelu Lukakun. Ai shprehu mendimin e tij për mangësitë që mendon se Lukaku ka. Madje për sulmuesin belg Di Biagio thotë se është i fortë, por jo i madh.

“Mendoj se Lukaku duhej të zëvendësohej brenda minutës së 60’ pasi ishte i izoluar totalisht. Ai është një sulmues që duhet të stërvitet fort gjithë javën dhe të ketë hapësira për të treguar cilësitë më të mira. Nëse e afron shumë me portën kundërshtare, aty i dalin në pah mangësitë. Është shumë i fortë, por nuk është një sulmues i madh”, tha Di Biagio për sulmuesin e Romës.

Luigi Di Biagio u ndal edhe te Juventusi. Ish-trajneri i Dinamos e sheh sezonin e “Zonjës së Vjetër” mjaft të mirë duke vlerësuar maksimalisht punën e Massimiliano Allegrit. Por thekson se Juve nuk është në nivelin e Interit.

“Juventusi? Natyrish ata janë ende duku luftuar për Scudetton, por ata nuk janë ende gati. Allegri po bën një kryevepër këtë vit. Por ai mund të luajë më mirë. Duke patur parasysh reputacionin e Juves, absolutisht që mund të bëjë më mirë, sidomos në anën teknike. Allegri ka një numër të madh lojtarësh, nuk është në nivelin e Interit, por sigurisht që mund të bëjë më mirë”, është shprehur italiani përsa i përket Juves dhe titullit kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga