
Juventusi është një prej ekipeve që kërkon të përforcohet në merkaton e janarit. Bardhezinjtë kanë piketuar të preferuarit te tyre dhe tashmë do të synojnë t’i transferojnë në “Allianz Stadium”.
Fiksimi i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” është mesfushori i Arsenalit. Bëhet fjalë për Charlie-Michael Patino. Ky i fundit aktualisht është i huazuar te Sëansea City, por tashmë e ardhmja e tij duket në Serie A.
Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se drejtuesit italianë janë të gatshëm të bëjnë edhe një shkëmbin dhe si pjesë të marrëveshjes të bëjnë edhe Moise Kean në mënyrë që të bindin anglezët pët të lënë të lirë 20-vjeçarin.
Arsenali kërkon minimalisht 20 milionë euro dhe Juventusi tenton të ulë kerkesat e anglezve dhe të ofrojë në marrëveshje Kean. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshmen.