
Juventus do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës ndaj Young Boys-ve. Pak minuta më parë është publikuar lista e lojtarëve që janë grumbulluar për këtë sfidë. Sikurse raportojnë mediat italiane, do të mungojë Douglas Costa i cili është pezulluar me katër takime.
Veprimi ndaj lojtarit kundështar në takimin që luajtën kampionët ndaj Sassuolos pak javë më parë i ka kushtuar shumë skuadrës së "Zonjës së Vjetër" që do të vuajë për "mistrecin" që pështyu lojtarin e ekipit kundërshtar.
Më poshtë është lista e lojtarëve të grumbulluar për takimin Young Boys-ve ditën e nesërme në orën 18:55 e vlefshme për Champions League.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierët - Szczesny, Pinsoglio, Perin;
Mbrojtësit - Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonuçi, Cancelo, Rugani;
Mesfushorët - Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur;
Sulmuesit - Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bernardeschi;