Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus nuk heq dorë nga Pogba, francezi pranë rikthimit në Torino

Shkruar nga NEWSPORT

Paul Pogba nuk po gjen qetësi në karrierën e tij. 26 vjeçari francez vuan nga një dëmtim dhe nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij me Manchester United. Mesfushori që u shit nga Juventus drejt "Djajve" për një shifër rekord prej 105 milion eurosh, po projekton një rikthim në Torino. Drejtuesit bardhezinj janë në kontakte me ekipin nga ishulli, duke sygjeruar edhe opsione të tjera veç parave "cash".

Drejtuesit bardhezinj i kanë ofruar disa lojtarë klubit të Manchester United. Për shërbimet e yllit francez duket se do të bëhet "kurban" një mes Mandzukic, Emre Can apo Matuidi. Mesfusha është pika që "Zonja" nuk po gjen qetësi dhe siguri, teksa Pogba vijon të ruajë raporte të shkëlqyera me drejtuesit dhe ish shokët e ekipit. Një koment i tij në foton e Leo Banuçit pas fitores ndaj Lokomotivës në Moskë, ka shtuar më shumë shpresat e tifozëve bardhezinj.

Komenti i Pogba
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga