Edhe pse nuk ka bërë një lojë të mirë pas kthimit nga dëmtimi, pasi ka shënuar vetëm 4 gola, Paulo Dibala është lajmi kryesor për “Zonjën e Vjetër”. Mediet italiane zbulojnë, se sot në Torino do të jetë për vizitë pune menaxheri i futollistit, i cili do të thotë dhe vendimin e fundit.
Nga njëra anë, Juventusi kërkon patjetër rinovimin e kontratës me sulmuesin deri në vitin 2021, ndërkohë që për të kanë adhur oferta të majme nga Real Madridi dhe Barcelona të cilat presin një thirrje nga menaxheri i lojtarit, në rast se ky i fundit nuk arrin akordin me kampionët e Italisë.
Ndërkohë që lidhur me këtë çëshje ka folur dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili ka thënë, se nuk do që lojtari të largohet nga Torino dhe justifikon lojën e keqe të futbollistit si pasojë e dëmtimit që pati pak javë më parë.
Deri më tani, Dibala ka shënuar vetëm 4 gola në 12 ndeshje të luajtura, por duhet thënë se ka qëndruar jashtë fushe për një kohë të gjatë, që nga dëmtimi që pësoi në 22 tetor 2016 në takimin ndaj Milanit.