Shkodran Mustafi, shqiptari që luan për përfaqësuesen e Gjermanisë, duket se do të ndryshojë skuadër pas përfundimit të Europianit. Mediat italiane flasin për një kalim të mbrojtësit shqiptar te skuadra e Juventus. Shkodrani pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës nga Torino dhe mund të përgatisin një ofertë për të. Ky do të ishte një ndër skuadrat më të mira që shqiptari i Gjermanisë do të koleksiononte në karrierën e tij. Bardhezinjtë duan ta kompletojnë fazën defensive, me afrimin e shqiptarit. Para disa ditësh Juventus zyrtarizoi Dani Alvesh si blerjen më të re të tyre