
Juljan Shehu konfirmoi ditën e sotme largimin e tij nga skuadra e Laçit, pas tri sezonesh si pjesë e kurbinasve. 23-vjeçari duket se e ka mbyllur me futbollin shqiptar dhe do të transferohet në një kampionat të huaj.
Në Poloni, e bëjnë të sigurt transferimin e Juljan Shehut te skuadra që është ngjitur këtë sezon në elitë, Ëidzeëa Lodz. Siç raporton gazetari Szymon Janczuk, ditët e ardhshme do të bëhet edhe zyrtarizimi i Shehut si lojtari më i ri i Ëidzeëa Lodz.
Shehu është produkt i akademisë së Partizanit, por nuk arriti të luajë për ekipin e parë. Më pas, kaloi tri vite te Internacional Tirana, për të kaluar më pas në Greqi, ku luajti për një sezon te Paniliakos.
Në verën e vitit 2018, Shehu u rikthye në futbollin shqiptar, duke firmosur për Kastriotin. Një sezon i mirë me krutanët, i fitoi transferimin te Laçi, ku ka qenë pikë kyçe gjatë tri sezoneve të fundit.
Seferim na pewno się interesowali, bardzo mocne źródło mi potwierdziło, że był taki temat. Natomiast tak na logikę bardziej pasuje Shehu, bo ten napadzior wygląda na takiego, za którego trzeba ładnie zapłacić :)
— Szymon Janczyk (@sz_janczyk) June 8, 2022