
Jude Bellingham është padyshim një nga lojtarët më në formë të momentit, ndoshta më i miri në botë. Talenti anglez po e tregon dita-ditës që nuk është më kot pjesë e gjigandëve të Real Madrid, me këta të fundit që shpenzuan qindra milionë euro për ta transferuar mesfushorin në “Santiago Bernabeu”.
Gjatë një interviste të dhënë për edicionin e sotëm të Bellingham si fillim është fokusuar në ditën e tij të parë në dhomat e zhveshjes së Los Blancos.
"Isha pak i tensionuar. Kur të mbërrini këtu, me gjithë këtë histori që ka ky klub, është e vështirë të mos mendosh: “Uau, ky është kulmi i futbollit.” Javët e para, kur po i njihja, po haja pranë Toni Kroos.
Më pas kupton se ata janë djem normalë, që të ndihmojnë të ndihesh mirë. Ata janë shumë të përulur. Është një privilegj, një nder. Duhet të jesh në një nivel të caktuar për ta mbajtur atë javë pas jave.
Në pesë vjet? Shpresoj të fitoj pesë Liga të Kampionëve, një kampionat evropian dhe ndoshta një Botëror. Unë jam gjithmonë sa më optimist. Nuk e shoh kuptimin të luajmë duke menduar se do të humbasim. Ju duhet të shkoni në çdo garë çdo vit duke menduar se mund t'i fitoni ato", është shprehur mesfushori 20-vjeçar.