Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Jose Mourinho në prag të ndeshjes së Europa League: Mungesa e Kumbullës? Më ka lënë pak opsione

Shkruar nga NEWSPORT
Jose Mourinho në prag të ndeshjes së Europa League: Mungesa e

Roma e Jose Mourinhos do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertën zviceriane përballë Servette. Ndeshja e vlefshme për raundin e 5-të të fazës së grupeve të Europa League do të luhet në stadiumin “Stade de Genève”, duke nisur nga ora 20:45.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, në prag të kësaj sfide në një konference për shtyp u shpreh se ka vështirësi në fazën difensivë për shkak të opsioneve të pakta. Mungesat janë të shumta, teksa Mourinho përmendi dhe rëndësinë e mungesës së Marash Kumbullës.

“Do të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjen, ndoshta do të na duhet edhe golavarazhi për të marrë kreun e grupit. Por, këtë do ta bëjmë në ndeshjen e fundit nëse është nevoja. Ndaj, Servettes duhet të fitojmë fillimisht.

Në të kaluarën kam pasur eksperienca të këqija nga lojtarë të cilët i kam aktivizuar dhe nuk më kanë dhënë përgjigjet e duhura. Pres një mesazh të fortë nga ata që kanë luajtur pak këtë sezon. Kemi pak vështirësi në prapavijë, mungon Kumbulla dhe kam pak opsione, të mos harrojmë edhe Abraham që mbetet jashtë. Kam bërë një grumbullim me lojtarët dhe i kam bërë të ditur se sa ndeshje e rëndësishme është”, u shpreh trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga