
Trajneri i Marseille është i befasuar nga kritikat për skuadrën e tij, pas sherrit të ndodhur në derbin kundër Nice në Ligue 1. Tifzoët vendas filluan të hedhin shishe në fushë, duke sulmuar Payet gjatë goditjes së këndit, me sulmuesin e Marseille që u kundërpërgjigj.
Kaq ka mjaftuar që tifozët të mësyjnë fushën, duke dëmtuar tre nga lojtarët miq. Payet, Perez dhe Matteo Genduzi kanë marrë lëndime të ndryshme, ndërsa pas qetësimit të gjakrave, Marseille vendosi mos kthehej më në fushë, edhe pse arbitri vendosi për vijimin e sfidës në të 75 minutë, aty ku u ndërpre.
Trajneri argjentinas i Marseille është parë I revoltuar, teksa mbahej nga stafi I tij. I njohur për karakterin shpërthyes, Sampaoli ka nisur me kritika kur e kanë akuazuar se skuadra e tij e kishte fajin. "Ju jeni të çmendur, kishim ne faj?", dëgjohet të thotë tekniku mes nervave.