Vështirësitë e Ansu Fati tek Barcelona duket se nuk kanë fund. Anësori ka vuajtur prej kohësh mungesat në fushën e lojës. Kjo për shkak të dëmtimeve të tij të shpeshta, por kohët e fundit edhe për shkak të minutave të tij të pakta në aktivizim. Lojtari që vjen nga “La Masia” e sheh veten në formacion pas Dembele, Lewandowski, Raphinha dhe madje Ferran Torres.
Barça po planifikon të afrojë një tjetër sulmues në verë. Kështuqë hapësirat e ansu Fati do ngushtohen edhe më shumë në formacion. Sipas “Mundo Deportivo” agjenti i lojtarit Jorge Mendes po punon për ta transferuar anësorin në Premier League.
Agjenti i ka ofruar yllin e Barcelonës4 klubeve të Premier League si Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Neëcastle. Manchester është interesuar për Fatin që prej dy vitesh dhe më parë ata kanë ofruar rreth 150 milion euro, por kjo ofertë është refuzuar nga blaugranat.