Legjenda angleze John Terry në një intervistë për mediat e huaja, ka treguar disa detaje nga trajneri Jose Mourinho. Mbrojtësi i “Bluve të Londrës”, John Terry dhe Jose Mourinho kanë sëbashku gjatë periudhave 2004-2007 dhe 2013-2015.
Kapiteni Terry tregon një sekret që Mourinho ua mësonte lojtarëve të tij, pasi për trajnerin portugz rëndësi kishte vetëm fitorja. “Jose mendonte vetë për të fituar. Ai do të bënte çdo gjë për të marrë një avantazh.
Kishte një rregull që kur je në fitore 1-0 dhe dy lojtarë përplasen me njëri-tjetrin, asnjëri nuk duhet të dalë nga fusha për ndihmë mjeksore.
Gjatë një ndeshje në minutat e fundit ai na komunikon mua dhe Gary Cahill, që kur topi të arrijë në zonën e penalltisë duhet të përplaseshim me njëri tjetrin dhe të binim në tokë. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë, të jem i sinqertë.
Në 10 minutat e fundit ashtu vepruam me Cahill, kërcyem u përplasëm kokë më kokë dhe u shtrimë në tokë, arbitri më thotë që duhet të largohem nga fusha por unë i them që nuk ka një rregull të tillë, shko pyet asistentin.”