
Arabia Saudite duket se është shndërruar në vendin e preferuar të futbollistëve europianë. Joao Felix mund të transferohet te Al Hilal që ka shprehur hapur dëshirën për lojtarin.
Fabrizio Romano raporton se futbollisti në pronësi të Atletico Madrid, shihet si opsion i mirë për skuadrën nga Arabia Saudite. Megjithatë dëshira e lojtarit është të luajë në Europë.
Ai ishte pjesë e Chelsea-it në këtë gjysmë të dytë sezoni, i cili ka prioritet Europën dhe Barcelonën. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me Joao Felix që është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere.
Poll