Joao Cancelo kompletoi transferimin në “Camp Nou” dhe tashmë do të kërkojnë të jetë protagonist me fanelën e Barcelonës. Portugezi huazonet, por klubi blaugrana ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.
Ish-lojtari i Manchester City ka thënë edhe fjalët e para si një katalanas, ndërsa ka theksuar se për të është një “ëndërr” e bërë realitet. Mbi të gjitha edhe e nënës së tij që e ndjek na qielli.
“Është një ëndërr e realizuar. Dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi dhe nënën time, e cila më shikon nga qielli. Ajo e dinte që doja të luaja këtu. Barça ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia, kam dashur të luaj këtu. Unë identifikohem shumë me kulturën e këtij klubi. Jam shumë i emocionuar.
Vij me përkushtim dhe me përulësi për të punuar. Më pëlqen presioni dhe shpresoj që të jetë një sezon plot trofe. Mund të jap kontributin tim me punë, përkushtim dhe të jem gjithmonë me ekipin për të fituar tituj.
Ambiciet: “Tashmë njoh disa nga kolegët e mi dhe mendoj se janë një grup spektakolar. Do të jetë një sezon i shkëlqyer për ne. E pres me padurim dhe shpresoj të kem shumë angazhim dhe punë. Shpresoj të fitoj të gjithë titujt e mundshëm”.