Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Joan Cancelo plas ‘bombën’: Nuk e mohoj se dua të rikthehem, me Guardiolën nuk na eci

Shkruar nga NEWSPORT
Joan Cancelo plas ‘bombën’: Nuk e mohoj se dua të

Joan Cancelo është shndërruar në një lojtar kyç te Barcelona. Në merkaton e verës portugezi u largua nga Manchester City dhe iu bashkua katalaanasve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se është shumë i lumtur te Barça dhe se dëshiron që të luajë edhe për 2-3 vitet e ardhshme. Ndër të tjera theksoi se do të donte të rikthehej te Benfica, skuadër ku nisi karrierën.

Cancelo nuk la pa përmendur edhe Pep Guardiolën, ku theksoi se është njënnga trajnerët më të mirë në botë, por me të te City nuk i eci.

“Nuk e fsheh se do të doja të rikthehesha te Benfica, por më parë dua të kaloj edhe dy apo tre vite te Barcelona. Jam shumë i lumtur këtu, është klubi që kam dëshiruar gjithmonë. Ishte klubi që më pëlqente më shumë pas Benficës.

Raporti me Guardiolën? Nuk kam asnjë pishman në lidhje me Guardiolën. Ai është një person me personalitet të fortë, sigurisht ka pasur edhe aspekte në të cilat nuk ishim dakord. Unë kam preferuar t’ia them gjithçka në sy, ashtu si edhe ai mua. Ishim shumë të qartë me njëri-tjetrin. Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por nuk na eci së bashku. Nuk ka problem, jeta vazhdon, tani jam shumë i lumtur te Barcelona”, u shpreh Cancelo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga