
Erik ten Hag me shumë gjasa do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Pavarësisht se holandezi në një deklaratë të fundit u shpreh se nuk e shqetësojnë thashethemet, por sërish emri i tij lidhet gjithmonë e më shumë me një largim.
Madje në skenë kanë dalë edhe kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar. Zinedine Zidane duket se është emri më konkret, por synimet e francezit janë pak më larg dhe kërkon ekip që fiton çod sezon trofe dhe që lufton për titullin.
Ndërkohë një tjetër emër ka përfunduar në tavolinën e drejtuesve anglezë. Bëhet fjalë për Roberto De Zerbi, i cili është aktualisht në krye të Brighton. Sipas “Football Insider” bëhet me dije se 44-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e “Djajve” dhe mund të jetë i duhuri për të zëvendësuar Ten Hag, nëse ky i fundit largohet nga “Old Trafford”.