
Carlo Ancelotti po luan sezonin e tij te fundit në krye të Real Madrid. Trajneri italian në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Los Blancos”, teksa prite të marrë drejtimin e Brazilit.
Në këto kushte te madrilenët kanë nisur të punojnë për gjetjen e një zëvendësuesi. Xabi Alonso udhëheq listën, por nuk është i vetmi. Tashmë në radarin e drejtuesve ka rënë edhe Jose Mourinho.
“Special One” me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën me Romën dhe largimi i tij në fund të këtij sezoni pritet të jetë i pashmangshëm. Por gjithsesi Reali do të vuajë shum ëpër të siguruar transferimin e portugezit, pasi ky i fundit është i shumëkërkuar edhe nga klubet e Arabisë Saudite, të cilat ofrojnë milionat për Mourinhon. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve në muajt në vazhdim.