Jo vetëm ultras të Kombëtares, "Tifozat Kuq e Zi" në mbështetje të shqiptarëve të asimiluar
Shkruar nga NEWSPORT
Tifozat Kuq e Zi njihen gjerësisht si grupimi ultras më i zjarrtë i Kombëtares shqiptare. Por shpeshherë TKZ-ja ka marrrë përsipër edhe nisma të ndryshme, ndër vite, që nga 2003-shi kur u krijuan e deri më sot.
Teksa ditën e sotme, disa anëtarë të këtij tifogrupi kanë qenë në Rozhajë të Malit të Zi. Një vend ku në fillim të shekullit të 20-të kishte shumë shqiptarë, por asimilimi jugosllav bëri që prejardhja e tyre të ‘shkulej’ me rrënjë.
Por TKZ-ja në bashkëpunim me disa arsimtarë të Rozhajës kanë marrë përsipër rikthimin e identitetit shqiptar në këtë vend. Anëtarë të grupimit kanë qenë në një nga ambientet ku zhvillohet kursi i gjuhës shqipe, ku kanë dërguar mjete të nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj nisme.
Postimi i plotë nga Tifozat Kuq e Zi: