Problemet me covid-19 duket se nuk kanë fund të Real Madrid. Pak ditë më parë, trajneri Zidane rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe mungoi në ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Alves ku skuadra madrilene fitoi 1-4.
Ditën e sotme, klubi konfirmon se gjithashtu edhe mbrojtësi Nacho ka rezultuar pozitiz me Covid-19. Lojtari bëri disa herë testet dhe ditën e sotme ka ardhur konfirmi që Nacho ka rezultuar pozitiv. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare.
Comunicado Oficial: Nacho.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 25, 2021