Lokomotiva e Moskës ekip ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj është përballur me Dinamon e Moskës për të luajtur derbin e kryeqytetit rus.
Ndeshja e vlefshme për javën e 12-të të Premier Leagues ruse përfundoi në barazimin pa gola 0-0. Por pavarësisht rezultatit, Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Mbrojtësi i majtë ishte titullar në këtë sfidë teksa luajti deri në fund. Një ndeshje mjaft e mirë nga 20-vjeçari i cili gjatë 95 minutave preku topin 77 herë dhe dha 4 pasime kyçe.
Ai ishte kudo në fushën e lojës duke vrapuar sa mbrojtja në sulm dhe anasjelltas. Kjo paraqitje e shkëlqyer e Mitajt u vlerësua me notën 7.3 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.
Galeria fotografike ()
Poll