Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Jo vetëm rezultatet negative, trajneri Valverde lë jashtë skuadre Rakitic: Kemi shumë mesfushorë

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm rezultatet negative, trajneri Valverde lë jashtë skuadre

Barcelona humbi ditën e shtunë sfidën e radhës në kampionat ndaj Granadës me rezultatin 2-0. Blaugranët nuk po kalojnë një moment të mirë dhe ndeshja e radhës ndaj Villarreal është shumë e rëndësishme pasi nuk lejohen më hapa fals. Një nga çështjet për momentin te Barca përveç humbjes është edhe ajo e mesfushorit Ivan Rakitic. Mefushori ka humbur vendin e titullarit dhe në ndeshjen e nesërme nuk është grumbulluar për zgjedhje teknike. Trajneri Valverde i pyetur nga gazetarët ka shpjeguar këtë zgjedhje për të lënë një nga mesfushorët më të mirë në botë jashtë skuadre për zgjedhje teknike dhe jo çështje dëmtimi.

"Më pyesni gjithmonë për lojtarët që nuk janë. Në rast se nuk është, do të luajë dikush tjetër. Nuk është problem, është thjesht çështje lojtarësh, kemi shumë lojtarë dhe mesfushorë", u shpreh trajneri Valverde duke injoruar çështjen e mesfushorit. Gjatë merkatos së janarit pritet që Rakitic të largohet nga Barcelona.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga