
Partizani nuk do të jetë skuadra e vetme shqiptare që do të zbresë në mbrëmje në fushën e blertë për të zhvilluar edhe sfidën e kthimit të turit të dytë të Conference League.
Struga e Shpëtim Duros gjithashtu do të marrë vëmendjen, teksa ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Buducnost. Një sfidë shumë e rëndësishme për djemtë e Duros, të cilët do të tentojnë kualifikimin.
Përballja e parë mes dy ekipeve ka përfunduar në favorin e skuadrës shqiptare të Maqedonisë me shifrat 1-0. Falë këtij rezultati të siguruar një javë më parë, Struga duket më e avantazhuar për të kaluar në turin tjetër të Conference League.
Poll