
Marash Kumbulla vijon të jetë në ''lupën'' e klubeve të mëdha europiane. Kjo falë paraqitjeve fenomenale këtë sezon me Hellas Veronën, në Serie A. Pas Interit dhe Napolit që po luftojnë në distancë mes tyre për të marrë shërbimet e futbollistit, në skenë ka dalë një tjetër skuadër. Bëhet fjalë për Chelsea, që sipas Tuttomercatoweb po mendon të hyjë fuqishëm në garë duke ofruar 20 milionë euro.
Vendimtare në fund do jetë dëshira e vetë mbrojtësit shqiptar, që është gati për një klub të madh.Megjithatë, është herët për të folur pasi vera duket larg. Inter, Napoli apo Chelsea? Kjo mbetet të shihet.
Poll