
Milot Rashica është një nga lojtarët që kërkohet nga skuadrat turke. Lojtari “dardan” u shpall kampion me Galatasarayn, teksa ishte i huzuar. Tashmë Rashica është kthyer te skuadra që zotëron kartonin, Norëich, por përsëri në Turqi nuk heqin dorë lehtë nga ai.
Galatasaray dëshiron që ta ketë sërish pjesë të skuadrës për sezonin e ri, teksa në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Fenerbahce.
Rashica me kampionët turk arriti të luante në 35 ndeshje dhe të shënonte 6 gola, teksa dhuroi edhe 8 asistime. Vlera aktuale e tij në treg është 8.5 milionë euro dhe ka kontratë me Norëich deri në vitin 2025.
26-vjeçari e dëshiron kampionatin turk, ndonëse nuk është vendosur akoma se cila është e ardhmja e tij. Mbetet të presim në ditët në vijim për të mësuar më shumë rreth pistave turke.