Sportingu eliminoi Arsenalin nga Europa League pas gjuajtjeve të penalltive. Por ky nuk është i vetmi problem pasi pas kësaj ndeshje “Topçinjtë” kanë humbur për disa javë edhe shërbimet e qendërmbrojtësit francez.
Wiliam Saliba u dëmtua në ndeshjen e Europa League dhe tashmë “L’Equipe” bën të ditur se lojtari do të mungojë disa javë, ndërsa nuk tregon për një datë fikse. Ky padiskutim është një lajm i keq për Mikel Artetën, pasi 21-vjeçari këtë sezon ishte një titullar i pazëvendësuesëm në formacionin e tij.
Por jo vetëm kaq, pasi Saliba humbet kështu edhe ndeshjet me kombëtaren e Francës për ndeshjet eliminatore të Euro 2024.
Poll