
Real Madrid dështoi këtë sezon të fitonte La Ligan apo Champions dhe në të tilla kushte shumë ndryshime do të ndodhin në radhët e “Los Blancos”. Ditën e djeshme spanjollët njoftuan largimin e Marco Asensios dhe Mariano Diaz.
Tashmë është radha e një tjëtër lojtari për të mbyllur aventurën e tij në “Santiago Bernabeu”. Bëhet fjalë për Eden Hazard. Ditën e sotme ndaj Atheletic Bilbaos do të luajë ndeshjen e fundit dhe belgu do të ndajë rrugët përfundimisht me madrilenët, ku mban veshur fanelën që nga viti 2019.
“Reali i Madridit dhe Eden Hazard kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari ndahet nga klubi që nga 30 qershori 2023.
Eden Hazard ka katër sezone si pjesë e klubit tone duke fituar 8 trofe: 1 Champions, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa të Spanjës.
Reali i Madridit dëshiron të shprehë dashurinë për Eden Hazardin dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë fazë të re”, shkruan skuadra spanjolle.