
Vllaznia duket se do të nisë revolucionin në klub. Pasi siguruan me sforco të mëdha Europën, duke luajtur gjithçka për gjithçka në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Laçit, shkodranët kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Por para përforcimeve, duket se shumë lojtarë do të largohen nga kampi shkodran, për ta vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. I vetmi lojtar i zyrtarizuar deri më tani si i larguar, është ai i mesfushorit Krymi, por dhe 4 lojtarë të tjerë pritet të largohen ditët e ardhshme.
Fallou Diagne, Michael Panos dhe Zinedine Mustedaganic duken thuajse si largime të paevitueshme, ndërsa një largim tjetër me shumë gjasa do të jetë edhe Esin Hakaj. Mbrojtësi i majtë kërkohet nga dy klube hungareze, si dhe nuk mohohet as mundësia e një rikthimi te Partizani.