Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja në pritje të SHORTIT TË “PLAY-OFF”, FSHF reagon para se të njohë kundërshtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja në pritje të SHORTIT TË “PLAY-OFF”,
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ditën e sotme do të mësojë kundërshtarin e fazës “PLAY-Off”. Në Nyon të Zvicrës në orën 13:00 do të hidhet shorti, ku kuqezinjtë do të njihen me rivalin e tyre.

“Goglat” do të thonë fjalën e tyre, me tifozët shqiptarë që “kryqëzojnë gishtat” që kuqezinjtë të “peshkojnë” një rival të kalueshëm. “Djemtë” e Sylvinhos ndodhen në vazon e 3-të dhe rivalët e tyre të mundshëm janë Sllovakia, Çekia, Uellsi dhe Polonia.

Struktura e shortit
Në total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.

Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.

Vazot e shortit
Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia
Vazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut

Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.

Sistemi i ndeshjeve

Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi. 

E kur jemi më pak se 4 orë para hedhjes së shortit, FSHF ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“DITA E SHORTIT

Kombëtarja mëson sot kundërshtarin në gjysmëfinalen e play-off dhe ekipin e mundshëm me të cilin përballet në finale në rast kualifikimi”, shkruhet në postimin e Federatës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu