Barcelona
Dita e sotme është mjaft e veçantë për Barcelonën. Katalanasit ditën e sotme do të rikthehen në “Camp Nou” dhe të luajnë ndeshjen e parë pas rindërtimit.
Spanjollët do të presin në shtëpi skuadrën e Athletic Bilbao, takim ky i vlefshëm për javën e 13-të të La Liga dhe që do të startojë në orën 16:15. Për blaugranat emocionet do të jenë të shumta, pasi do të kenë mundësinë të luajnë tashmë në shtëpinë e tyre pas disa vitesh.
Saktësisht rikthehen në “Camp Nou” pas 900 ditësh dhe historia do të rinisë të shkruhet sërish në stadiumin ku spektakli ka qenë gjithmonë i garantuar, teksa tifozët do të mbushin shkallët e stadiumit, i cili aktualisht ka një kapacitet prej prej 45.000 vendesh.
View this post on Instagram
Poll
