
Teuta vazhdon të kërkojë një sulmues dhe një mbrojtës qendre, ndërsa durrsakët mendojnë edhe për t’iu dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj, përmes huzimeve.
Fakti që skuadra e trajnerit Magani ka shumë lojtarë të talentuar, por pak hapësira, ka bërë që klubi të mendojë huazimin e tyre. Lajmi është konfirmuar në faqen e Teutës në Facebook.
Bëhet fjalë në fakt për dy huazime, të cila i shërbejnë rritjes së dy elementëve të rinj, mbrojtësin Dajan Shehi dhe sulmuesit Elidion Mara.Të dy këta lojtarë do të jenë pjesë e Besës, e cila drejtohet nga ana e Julian Ahmatajt, i cili i njeh mirë ata pasi ka punuar me ta kur ishte pjesë e Teutës.
Poll