Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reali i Madridit "përforcon" mbrojtjen, në sulm për Jerome Boateng

Shkruar nga NEWSPORT
Reali i Madridit "përforcon" mbrojtjen, në sulm për

Reali i Madridit do ta zëvëndësojë largimin e Pepes në fund të sezonit me një tjetër mbrojtës klasi. Portugezi do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Zidan pasi i përfundon kontrata dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Megjithatë, drejtuesit e Realit i kanë marrë masat për të gjetur lojtarin e duhur. I zgjedhuri si pasues i Pepes është Jerome Boateng. Mbrojtësi gjerman është thuajse i larguar nga Bajerni i Mynihut pasi Ançeloti nuk e ka më në planet e tij.

Mësohet se gjërat kanë avancuar shumë dhe Reali ka përgatitur ofertën për të bindur bavarezët që të shesin mbrojtësin e tyre. Për Boateng do të ofrohen plot 40 milionë euro, të cilat padyshim janë një investim i mirë për një mbrojtës me eksperiencën e tij.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga