Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Jemi një familje”, presidenti i Korabit reagon pas fitores me Skënderbeun: Kjo na bën ne kampionë

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi ia doli të merrte dje një fitore me shumë vlera kundër Skënderbeut, sfidë e vlefshme për Kategorinë e Parë. Dibranët triumfuan 2-1 në shtëpinë e vet duke u ngjitur në vendin e tretë në klasifikimin e kësaj lige.

Edhe pse objektivi “Superiore” duket mjaft i vështirë për shkak të një Dinamo dhe një Flamurtari në super formë, në Dibër vazhdojnë të shpresojnë.

Pas fitores 2-1 kundër korçarëve, ka reaguar presidenti Fehmi Mëziu. Kreu i klubit dibran ka bërë një postim në “What’s App” ku tregon harmoninë mes lojtarëve. Një punë fantastike nga veriorët, gjë që u tregua edhe në fushë me Skënderbeun.

“Të punosh fort në grup me harmoni si një familje, “Je një vlerë për bluzën që përfaqëson”. Të tregosh vlerën e shokut të ekipit kur ka nevojë për grupin “Je një kampion”. Forca Korabi!”, shkruhet në postimin e Mëziut.

[caption id="attachment_667433" align="alignnone" width="475"] Postimi i Mëziut[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga