
Tirana do të luajë të mërkurën kundër Partizanit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet. Tifozët e dy skuadrave priten të jenë të shumtë në shkallët e këtij impianti fantastik.
Ndërkohë grupimet përkatëse “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” kanë marrë përsipër shpërndarjen e biletave në sektorët që do të qëndrojnë. Në një postim të bërë në kanalin zyrtar, janë ultrasit bardheblu të cilët bënin me dije:
“Shitja e biletave vazhdon mbas stërvitjes së ekipit në orën 13:00! Shifena për pak te “Skënder Halili”. Mos mungo, për Tironën”.
Poll