Java e 10 e Serie A nuk ka qenë fort e kënaqshme për lojtarët kuqezinj. Etrit Berisha ka arritur që të fitojë me Atalanta-n, ndërsa Elseid Hysaj edhe pse ka fituar me Napolin, nuk ka dalë i kënaqur nga fusha, sepse ka luajtur si zëvendësues.
Frederic Veseli, Rei Manaj dhe Ledjan Memushaj kanë dalë të humbur nga fusha e lojës edhe pse e kanë nisur si titullarë, ndërsa Arlind Ajeti dhe Thomas Strakosha kanë qëndruar në stol për ekipet ku aktivizohen.
Por, në javën e 11 të Serie A, kuqezinjtë pritet që të jenë më të shumtë në fushë. Përveç Strakoshës, të cilit ia ka marrë vendin Marcheti dhe Ajetit që nuk është në formën optimale, të tjerët do të jenë që nga minuta e parë në fushë raportojnë mediat italiane.