
Jasmin Raboshta është lojtari më i ri i Lirisë së Prizrenit. Pasi i përfundoi kontrata me Vorën në Kategorinë e Parë, sulmuesi vendosi që të nisë një aventurë të re në Kosovë.
Raboshta ishte një nga pikat kyçe të Vorës në sezonin që lamë pas. Në 32 ndeshje të zhvilluara, bomberi ia doli që të shënonte plot 17 gola, duke qenë një nga protagonistët absolut.
Ndërsa lajmin për transferimin e tij te Liria, e ka bërë të ditur vetë klubi nga Prizreni me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se Jasmin Raboshta ka nënshkruar kontratën për sezonin e ardhshëm me klubin.
Raboshta, një sulmues me përvojë të madhe si në ligën shqiptare, të Kosovës poashtu të Turqisë, pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm në qendrën e sulmit të ekipit”, shkruan klubi i Lirisë.