
Chelsea nuk po arrin qqë të sigurojë rezultate pozitive këtë sezon në Premier League. “blutë” kanë arritur të grumbullojnë 5 pikë në 5 ndeshje, duke u renditur në mesin e tabelës së klasifikimit.
Skuadra londineze është penalizuar edhe nga dëmtimet, ku sipas Mauricio Pochettinho skuadra e tij duhet të kalojë sa më shpejt këtë sfidë.
“Mendoj se tifozët e dinë që nëse investoni shumë para, atëherë ka pritshmëri. Nëse nuk fiton, është normale që tifozët të mos jenë të lumtur. Ajo që mund t’u them tifozëve janë rrethanat, të cilat ne nuk mund t’i ndryshojmë. Ka shumë lojtarë të padisponueshëm.Ne kemi besim të jashtëzakonshëm, por fat të keq, sepse kemi 12 lojtarë të lënduar, plus më pas Cucurella, Madueke dhe Caicedo sot. A do të qaj apo do të ankohem? Jo. Më duhet ta pranoj këtë sfidë dhe të vazhdoj të jem pozitiv. Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si do t’i bëjmë gjërat”, ka theksuar argjentinasi.
Kujtojmë se mes të dëmtuarve është edhe Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që po merr ngarkesën e duhur për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë.