Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Janë -10 pikë nga Leverkusen, Thomas Tuchel: Shpresa për fitimin e Bundesligës ekziston

Shkruar nga NEWSPORT
Janë -10 pikë nga Leverkusen, Thomas Tuchel: Shpresa për fitimin

Fitorja ndaj Lazios 3-0 në Champions League, ka qetësuar disi kampin bavarez. Bayern Munich pasi arriti kualifikim në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, po mendon për kampionatin, aty ku është edhe sfida më e vështirë pasi Leverkusen është në vendin e parë me 10 pikë më shumë.

Për këtë ka folur edhe vetë trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel. Tekniku gjerman beson ende te titulli kampion dhe synon vetëm 3 pikët në ndeshjen e radhës përballë Mainz.

“Shpresa për fitimin e Bundesligës ekziston, gjithmonë ka shpresë. Fitorja me Lazion do të na ndihmojë, sidomos prej mënyrës se si e arritëm. Duhet të na shtojë kurajon dhe besimin për sfidat e ardhshme. Presim të sigurojmë tri pikët përballë Mainzit. Jam i bindur se fitoret shtëpiake kundër Leipzigut dhe Lazios do të na mbushin plot vetëbesim”, është shprehur Tuchel.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga