
Tifozët e Partizanit ditën e djeshme janë hasur me një situatë të vështirë, teksa në stadiumin "Elbasan Arena" e panë veten të gjakosur nga dhuna e ushtruar nga forcat e rendit. Pas reagimit zyrtar të klubit, tifozët e kuq kanë vërshuar në komente të shumtë, teksa i bëjnë thirrje drejtuesve që materialet t'i kalojnë prokurorisë. Gjithashtu ka nga ata të irrituar që e nuk krahasojnë mbrëmjen e djeshme as me ngjarjen e 21 janarit përballë Kryeministrisë ku mbeten të vdekur katër persona. Sipas tyre situata e djeshme ishte më e rëndë se aq, pasi u rrezikuan shumë persona, ndërmjet tyre fëmijë dhe femra.
[gallery columns="1" size="full" ids="49911"]
Poll