Pas
Sodiq Atanda dhe Sabjen Lilaj, një tjetër njohje e vjetër e Superligës shqiptare
ka vendosur të transferohet në kampionatin izraelit.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Laçit, James Adeniyi, i cili ka
arritur akordin me Hapoel Ironi
Kiryat Shmon. Nigeriani pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme,
teksa do të kalojë në radhët e izraelitëve në formulën e huazimit.
Për të bërë të mundur këtë operacion, Hapoel ka depozituar plot 100 mijë euro në
arkat e klubit të Qabala, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit. Gjithsesi,
edhe pse Skënderbeu ka mbajtur 20 % të kartonit të tij në rast shitje, korçarët
nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga kjo lëvizje.
Kjo për shkak se Hapoel e merr në formulën e huazimit sulmuesin që realizoi 10
gola në sezonin e tij të parë me azerbajxhanasit.
