Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Jam në formë të mirë", Çelhaka "thumbon": Seferi dhe Muçi zgjidhin golat, dhe vjet kështu e nisëm...

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam në formë të mirë", Çelhaka

Jurgen Çelhaka ka lënë pas dëmtimin dhe pritet që javën që vjen të jetë gati për trajnerin Dede. Mesfushori i Tiranës ka folur sot para medieve, duke treguar se u përball me një dëmtim të vështirë.

Mesfushori shpreson që të fitojë sa më shpejt gjendjen fizike, ndërsa problemet e golit sipas tij do zgjidhen nga Muçi dhe Seferi. Çelhaka bën një retrospektivë nga sezoni I shkuar, duke treguar se bardheblutë e nisën jo mirë sezonin, ndërsa në fund ngritën trofeun e kampionit.

"Gjendja ime është shumë e mirë, jam rikthyer pas një kohe të gjatë. Tani jam gati në 100%-in tim, vetëm kondicioni im fizik nuk është aty ku duhet. Shpresoj me stërvitje do të arrij aty ku duhet dhe nga java tjetër, kismet Zotit, do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë.

Ka qenë shumë e vështirë, nuk isha përballur asnjëherë me kështu dëmtimesh, por të gjithë çunat më kanë qëndruar afër, të gjithë drejtuesit më kanë qëndruar afër. Kjo më ka bërë që të mos e ndjej fare këtë dëmtim.

Skuadra ka bërë ndeshje shumë të mira, të gjithë çunat kanë dhënë 100%, vetëm çështja e golit nuk është zgjidhur shumë mirë. Besoj se Seferi dhe Muçi do e zgjidhin çështjen e golit. 

Konkurrenca? I bën mirë ekipit, i mirëpres të gjithë lojtarët e mirë. Toli ka bërë ndeshje të mira, edhe unë mund të bëj ndeshje të mira tani që kthehem. Mund të luaj me Tolin dhe Bathën, i takon trajnerit.

Titulli? Mendoj se Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme. Edhe vjet kështu e nisëm dhe e përfunduam me titullin kampion. Ndaj Kastriotit është ndeshje e vështirë, ata janë agresivë, por ne jemi Tirana, luajmë në shtëpinë tonë dhe shkojmë vetëm për fitore.

Ndihem mirë, ndihem i vlerësuar, por nuk më takon mua të flas për këto gjëra. Për momentin dua vetëm të kthehem dhe të jap më të mirën për Tiranën", tha mesfushori 20 vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga