
Kristian Prenga do të ndeshet në 25 mars për 2 tituj kampion. Boksieri shqiptar që bokson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luftojë për titullin WBA dhe atë të NBA. E rrallë kjo për një boksier shqiptar, i cili do ta bëjë ndeshjen në Atlantic City. Një fitore e mundshme do ta rendiste Prengën në 15-shen më të mirë të momentit.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjete sociale, boksieri shqiptar, ndan një foto me shikuesit nga palestra ku po stërvitet duke na bërë të ditur se ai ndihet më i fortë se kurrë dhe mezi pret datën 25 mars kur do të përballet në sfidën e madhe.
Poll