
Dejan Kulusevski është një nga blerjet e Juventusit për sezonin e ri.Mesfushori 20-vjeçar është grumbulluar nga Suedia për dy ndeshjet e National Leauge, por ditën e djeshme ai ka shpërthyer ndaj trajnerit të Kombëtares, Janne Andersson. Shkak i kësaj deklarate të lojtarit është bërë aktivizimi për vetëm 20 minuta të Kulusevksit në sfidën ndaj Francës e humbur me rezultatin minimal 1-0.
"Nuk kisha kohë të ndikoja në ndeshje. Isha i tronditur. Në stërvitje gjithçka shkoi shumë mirë, por, për fat të keq, futbolli është kështu . Është një ndjenjë e çuditshme por unë respektoj zgjedhjen e trajnerit dhe shpresoj ta luaj ndeshjen tjetër nga fillimi", u shpreh Kulusevksi përsa i përketë mos aktivizimit si titullar.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe trajneri i Suedisë, Janne Andersson që është munduar të zbusë situatën.
Unë nuk kam folur me të drejtpërdrejt, por nëse ai ka thënë kështu, ai ndoshta ndihet kështu. Ai nuk më dukej i tronditur. Kulusevksi bëri mirë, si shumë prej shokëve të tij të skuadrës. Do të shohim nëse ai mund të luajë edhe disa minuta të martën, por e di që ka cilësi të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se do të rritet edhe më shumë ", u shpreh trajneri pas ndeshjes.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe suedezi Zlatan Ibrahimovic që ka sulmuar trajnerin e Komëtares, Janne Andersson. "Çfarë shaka e ndyrë. Një provë tjetër. Njerëz të paaftë në pozicione të gabuara që mbysin futbollin suedez", shkruan Ibra në postimin e tij. Suedia do të luajë sfidën e radhës ndaj Portugalisë më datë 8 shtator.
Vilket jävla skämt.
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 6, 2020
Ytterligare ett bevis.
Inkompetenta personer på fel positioner som kväver svensk fotboll.https://t.co/I0RBYZO561