Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Jam i lodhur nga Super League”, Ceferin zbulon arsyen e dorëheqjes: Doja të shihja fytyrat e disa njerëzve

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i lodhur nga Super League”, Ceferin zbulon arsyen e

Aleksander Ceferin njoftoi se nuk ka ndërmend të kandidojë për mandatin e tretë si president i UEFA-s në zgjedhjet e 2027-ës. Në një konferencë për mediat në Kongresin e Zakonshëm në Paris, kreu u futbollit europian zbuloi se e kishte marrë këtë vendim prej 6 muajsh.

“Sinqerisht, jam i lodhur nga COVID, jam i lodhur nga 2 luftëra, projekte pa sens se e të ashtëquajturës Super League. Jam gjithashtu i lodhur nga autoritete të vetëshpallura morale të cilët janë moral deri sa vjen puna për interesat e tyre personale.

Kam vendosur, le të them 6 muaj më parë, se nuk kam në plan të kandidoj më në 2027-ën. Arsyeja është që pas disa kohësh, çdo organizatë ka nevojë për gjak të freskët, por kryesisht sepse kam qenë larg familjes për 7 vite e do të jem për 3 të tjera deri në 2027-ën.

Unë qëllimisht nuk doja të shpalosja mendimet e mia për 2 arsye. E para, doja të shihja fytyrën e vërtetë të disa njerëzve dhe i pashë. Pashë të mirët dhe të këqinjt. Unë gjithmonë mund ta shoh veten time në pasqyrë dhe kam një jetë të bukur në futboll, kam një jetë të bukur jashtë futbollit gjithashtu”, deklaroi Ceferin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga