
Verën e shkuar Rei Manaj u transferua nga Cremonese te Inter. Mundësitë ishin që ai të transferohej në ekipe të tjera të Serie A, por zgjodhi zikaltërit për të nisur karrierën e tij si profesionist. Por, përveç bujës që bëri shqiptari për lëvizjen e kryer, ai ka ndihmuar së tepërmi ekipin ku u rrit, Cremonesen.
Transferimi i tij kushtoi 1 milionë euro, para që Cremonese i ka vënë në përdorim të regjistrimit të skuadrës së tyre për sezonin e ri në kampionat. Pra, shitja e Manajt ka vlerën e një sezoni të tërë për ekipin e vogël italian.
Poll