Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ivan Gvozdenovic ‘qan’ pjesën e dytë: Mund të fitonim 4-0 që në pjesën e parë, s’jam i kënaqur me 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Ivan Gvozdenovic ‘qan’ pjesën e dytë: Mund të fitonim

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, komentoi barazimin e skuadrës së tij përballë Kukësit. Tekniku i korçarëve ka mbetur i pakënaqur nga pjesa e dytë ku djemtë e tij shpërdoruan një avantazh të dyfishtë duke pësuar më pas 2 gola për ta mbyllur ndeshjen në barazim 2-2.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, mund të fitonim 3 apo 4 me 0. Pjesa e dytë shumë e dobët, lojtarët nuk ishin mirë me njëri-tjetrin. Kukësi bëri 2 gola nga goditje standarte ku ne e kemi pikë të fortë, jam i mërzitur.

Ishte vetëm pjesa e parë 2-0, por ndeshja është gati 100 minuta, u thashë që jemi 0-0. Do të flasim e do të bëjmë analiza. Mund të shënonim goli i 3-të apo i 4-të, në pjesën e dytë nuk ishim me një mendim të mirë, kishim frikë dhe emocione negative. Nuk jam i kënaqur me 1 pikë, pasi ishim 0-2.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga