
Italia dhe Ukraina u përballën në sfidën e fundit kualifikuese të Euro 2024. Një përballje që vendosi edhe skuadrën që vazhdon rrugëtimin për në Gjermani. Kjo sfidë përfundoi në barazim 0-0 , ndërsa pati edhe shumë diskutime.
Ukrainasit ndihen të vjedhur, pais kanë pretendime për një penallti të pa dhënë në favor të tyre. Në lidhje më këtë ka folur edhe Presidenti i Napolit, Aureli De Laurenttis. Ky i fundit ka theksuar se u ëhstë mohuar një penallti ukrainasve, ndërsa e meritonin të ishin në Euro 2024 për të përfaqësuar lirinë, duke mos gëzuar për kualifikimin e Italise.
“Ukrainës iu mohua një penallti… Unë rrallë e kam parë kombëtaren të luajë kështu, por Ukraina duhej të përfaqësonte një ëndërr lirie. Ëndrra të çon në një liri që askush nga ne nuk mund ta ketë plotësisht”, tha kreu i Napolit.