
Italiani Maurizio Mariani do jetë arbitër në sfidën mes Polonisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë e Edy Rejas përballen të enjte në 20:45 me polakët në Varshavë, me UEFA që i ka besuar italianit me eksperiencë bilbilin e sfidës.
Gjyqtarë ndihmës në këtë ndeshje do jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i katërt është Daniele Doveri. Gjyqtarë të VAR do jenë Fabbri dhe Giallatini. Ndeshja vlen për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, teksa Shqipëria do përballet edhe me Hungarinë dhe San Marinon në 5 dhe 8 shtator në "Elbasan Arena".
Poll