Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Italiani i qëndron besnik Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Italiani i qëndron besnik Shqipërisë

Paolo Tramezzani, ndihmës-trajneri i De Biazit, ka folur për largimin e mundshëm të tij nga kombëtarja kuqezi. Italiani, i cili është njëkohësisht edhe drejtor teknik i FSHF-së, ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e pankinës së Shqipërisë.

“Në Shqipëri ndihem shumë mirë, po të ishte në dorën time, nuk do të lëvizja nga aty”, deklaroi Tramezzani.

Me këtë, tekniku italian ka lënë të kuptohet që është i gatshëm të qëndrojë te kuqezinjtë, duke mohuar aludimet e mundshme për largimin e tij drejt një skuadre tjetër. Megjithatë, fati i tij është i lidhur ngushte me atë të De Biasit, pasi ai e ka pranuar se do të ndiqte 60-vjeçarin kudo që ai të vendoste të shkonte pas aventurës me Shqipërinë.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me De Biasin dhe do të jem përgjithmonë i lidhur me të pasi më ka dhënë këtë mundësi të bukur. Kam refuzuar dy oferta për të vazhduar rrugëtimin me të, nuk do të ishte korrekte të vazhdoja i vetëm. E ardhmja jonë është Shqipëria, kemi edhe dy vote kontratë dhe jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë për të bërë para Botërorit. Por në futboll nuk i dihet kurrë”, ka përfunduar italiani.

[gallery columns="1" size="full" ids="10610"]

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga